Programi “Në kurthin e Piter Pan” është shumë i pëlqyer nga shikuesit për formatin interesant që ka.
Fëmijët e lezetshëm që bëjnë pyetje nga më të ndryshmet për të ftuarit, e kanë kthyer këtë emision në një prej më të pëlqyerëve në TV Klan.
Megjithatë në një video e cila ka qarkulluar me të madhe në TikTok së fundmi, moderatorja e programit, Alketa Vejsiu, është gjendur në një situatë aspak të këndshme.
Kjo pasi në momentin kur ishte e ftuar modelja Aurela Hoxha, një fëmijë në një moment i vjen për të vjellë gjatë trasnmetimit direkt.
Aurela reagon po sa e sheh ndërsa Alketa mund të shihet duke ia bërë me shenjë që ta mënjanojë situatën.
Por pasi fëmijët e tjerë e lajmërojnë prezantuesen Vejsiu që një nga ta po vjell, ajo thotë “S’ka gjë”.
Një “nxjerrje” e tillë nga situata është parë me sy të keq nga publiku, me shumë prej komentuesve që mendonin se ajo duhej të ndërhynte menjëherë pa marrë parasysh që ndodhej në transmetim dhe jo të shmangte situatën në atë mënyrë. /Telegrafi/