Telegrafi

Alketa Vejsiu e dashuruar me natyrën! (Foto)

Prezantuesja dhe këngëtarja e njohur Alketa Vejsiu është një nga personazhet më të dashura të ekranit.

Shumë shpejt ajo do të fillojë me prezantimin e edicionit të tretë të “Dance with me”, e derisa të vijë koha e spektaklit, ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushim.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet duke u relaksuar në një pishinë, në një ambient të hapur.

Alketa gjithashtu ka treguar se i pëlqen shumë shëtitja në natyrë, dhe ka shfrytëzuar ditët e fundit të gushtit, për t’i shpenzuar në klimën e freskët të malit./Telegrafi/