Telegrafi

Alketa Vejsiu e dashuron dhjetorin! (Foto)

Prezantuesja dhe këngëtarja Alketa Vejsiu aktualisht është duke u marrë me moderimin e spektaklit “Dance with me”, teksa anash nuk mbesin as angazhimet në biznesin e saj “Class”.

Përveçse me prezantim, ajo tash e një kohë merret edhe me organizmin e eventeve, kujdesin e dekoreve për festa, dhe gjithçka rreth detajeve që mund ta bëjnë një ngjarje të bukur.

Alketa është shumë e lidhur me biznesin e saj, teksa me ardhjen e festave ka filluar edhe ajo zbukurimin e ambientit të saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në ambiente të ndryshme, të dekoruara me zbukurime të vitit të ri.

Në mbishkrimin e fotografije, Vjesiu ka shkruar: “Unë e dua vërtetë këtë muaj”, duke treguar kështu se muaji i 12-të, është muaji i saj i preferuar. /Telegrafi/