Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu, vazhdon të dërgojë mesazhe inkurajuese për fansat në këtë periudhë izolimi.
Duke qenë se shquhet për postimet e saj, ajo së fundmi me anë të një fotografie të ndarë në Instagram ka thënë se do të mbarojë edhe coronavirusi.
Në mbishkrimin e këtij imazhi, biondja shton se asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë.
“Asgjë nuk zgjat përjetë përveç dashurisë, do mbarojë edhe corona”, ka shkruar ajo.
Fotografia në fjalë e shfaq prezantuesen e njohur në top-formë, përkundër se shfaqet natyrale në oborrin e shtëpisë së saj.
Më pas, 36-vjeçarja ka hedhur një video tjetër të sajën me përshkrimin “Ne do të jemi të lirë”.
Si shumë nga personazhet publike, edhe Alketa është detyruar t’i ndërpresë aktivitetet televizive shkaku i pandemisë. /Telegrafi/