Telegrafi

Alkena: Vizitoni më shumë teatrin

Ish-ylli i Big Brother, Alkena, duket se ka vendosur të zhvendosë fokusin e saj nga kafeteritë dhe klubet e natës në ngjarjet kulturore, më saktësisht në teatër.

Ajo me anë të një postimi ne rrjetin social Facebook ka rrëfyer eksperiencën e saj në një prej shfaqjeve ku ka qenë prezente, duke u bërë thirrje të gjithëve që të vizitojnë teatrin.

“Të dashur dhe të respektuar. Nuk është që krenohem me pjesëmarrjen në jetën kulturore që zhvillohet në Prishtinë, por nga dy-tri herë në muaj jam duke ndjekur teatrin, baletin dhe kinemanë. Mbrëmë isha në teatrin Oda, në shfaqjen “Sikur të ishte kjo shfaqje”, që ishte një lëvizje emocionale që kisha vite pa e përjetuar”.

“E di që jeni bezdisur nga kafiteritë, jetës plastike dhe dëshirës për t’u përshtatur. Vizitoni ndonjëherë Teatrin Kombëtar, Teatrin Oda, Dodonën, Kino ABC-në, pasi që përpos që ushqeni shpirtin, ushqeni egon e artistit, investoni në kulturë dhe ngritni standardin e kryeqytetit pa lum”, është shprehur Alkena.

Kohëve të fundit aktivitetet nëpër teatrot dhe kinematë e vendit tonë janë shtuar, ndërsa edhe thirrja që një prej ish-personazheve të Big Brother u bën qytetarëve vjen në një moment mjaft të rëndësishëm për kulturën në vendin tonë. /Telegrafi/