Site icon Telegrafi

Alkena Dervishaj, ish-banorja patriote e Big Brother bën tatuazh në dorë Deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë

Në RTV Dukagjini sonte (e premte) po diskutohet për ndeshjet e sotme të Kampionatit Botëror.

Tema kryesore është e drejtuar kah ndeshja Zvicër-Serbi, nga e cila fituese doli Zvicra me dy golat e mrekullueshëm të shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

E ftuar sonte ka qenë edhe ish-banorja e Big Brother Albania 4, njëherit psikologe e njohur, Alkena Dervishaj.

Alkena Dervishaj e ftuar në Duelin e Botërorit në RTV Dukagjini

Ajo ka komentuar ndeshjen e sotme, duka shpalosur ndjenjën e saj të patriotizmit, ndërsa tha se i erdhi keq që nuk u lejuan flamujt shqiptarë në Stadiumin e Rusisë.

Tuje, Dervishaj ka zbuluar edhe një nga tatuazhet më të veçanta që ka në dorën e saj, e që është Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, të nënshkruar më 28 nëntor 2012.

https://www.youtube.com/watch?v=6x_4G26DoFs

Ajo ka shtruar se kjo është deklarata origjinale e Pavarësisë, dhe ka qenë dëshira e saj që ta ketë në krah. /Telegrafi/

Exit mobile version