Pak çaste pasi u futën në stadium nënkryetari i FFK-së, Predrag Jovic, është alivanosur.
Afër tij në momentin e alivanosjes kanë qenë ish-nënkryeyari i FFK-së, Bekim Haxhiu dhe zëvendëssekretari i FFK-së Arianit Ahmeti.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Jovicin për tretman më të specializuar në spitalin e Sofjes.
Gjendja e tij thuhet se është më stabile.
Kosova sonte do të luajë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për evropianin e futbollit.
Përfaqësuesja kosovare do të luajë si mysafire e Bullgarisë, në Sofje. /Telegrafi/