Telegrafi

Alivanoset në makinën luhatëse, por shikoni çfarë ndodhë kur zgjohet (Video)

Në Floridë të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar luhatja e dy të rinjve, në një makinë që katapultohet deri në 160 kilometra në orë.

Djaloshi me emrin Cody, mbahet për doreza, ndërsa e dashura tij Denna i mbanë duart lartë dhe i kërkon atij të bëjë të njëjtën.

Kur makina fillon të lëvizë, ai shihet duke qeshur por jo për shumë gjatë.

Gjatë luhatjeve ai alivanoset, për të mos lëshuar më asnjë zë.

“Çfarë ndodhi” thotë djaloshi, sapo zgjohet i frikësuar.

“Çfarë isha duke menduar” dëgjohet duke thënë ai me habi, ndërsa duket tepër i trullosur nga marramendja që i humbi vetëdijen.

“Pamje e bukur. Mund të shihet edhe hoteli ynë nga këtu” shton ai më tej, në momentin që fillon ta marrë vetën. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=3utfBHk3NLE