Në kohën që kryeministri i vendit Zoran Zaev fliste për një ushtri me kapacitete të NATO-së dhe ushtarët që sot u pranuan i quajti si ushtarë të së ardhmes së Aleancës Veri-Atlantike, përballë tij alivanoseshin ushtarët të cilët me orë të tëra po qëndronin në diell.
Një pjesë e tyre u alivanosen edhe gjatë fjalimit të ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska e cila ushtarët e rinj i quajti e ardhmja e Maqedonisë së sigurt.
Ekipet mjekësore intervenuan në kohë. ndërkohë ushtarët e alivanosur nuk gëzuan fatin që nga kryeministri Zaev dhe ministrja Shekqerinska të pranonin vendimet për angazhimin e tyre në ARM.
Përndryshe, sot në një ceremoni solemne 125 ushtarë të rinj janë pranuar në ARM.
https://www.youtube.com/watch?v=LOK5MphCiHo