Sot në zyrat e grupit parlamentar të PDSH-së në Kuvendin e Maqedonisë janë takuar kryetari i grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu dhe Laurie Walker përgjegjës për Evropën Juglindore për çështjet politike dhe të sigurisë në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aliu dhe ëalker kanë biseduar për çështje që lidhen me zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit dhe për mbarëvajtjen e tyre. Temë tjetër e diskutimit ishte edhe rëndësa e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se është përgjegjësi e qeverisë që të organizon zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme, si parakusht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. /Telegrafi/