Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu i ka dalë në mbështetje Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit në ditën kur filloi gjykimi për ta në Hagë.
Aliu ka shkruar se brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësi.
Ai është shprehur i bindur se nga ky proces Thaçi dhe të tjerët do të triumfojnë.
“Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu.