Telegrafi

Aliu: U votua natën për t’ia hequr ankthet Serbisë

Gjatë një interviste për "Tribunën", Aliu ka thënë se marrëveshja por edhe dokumenti që ka votuar Kuvendi, e nënshtruan Kosovën kundrejt Serbisë. Ai madje ka paralajmëruar se kjo fazë e zhvillimeve jep sinjale të qarta se Prishtina do të bëjë koncesione të reja në raport me Serbinë.

“Me këtë Qeveri dhe këtë politikë një gjë e tillë është e pashmangshme”, ka vlerësuar Aliu. Deputeti i cili i ka qëndruar afër kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi duke i kërkuar ndërprerjen e seancës, ka mohuar se i ka bërë trysni atij.

Sipas Aliut, kryetari i Kuvendit atë natë ka qenë në nivel të detyrës. “Kryeparlamentari Krasniqi thirrej në rregullore”, ka deklaruar ai.

Aliu ka thënë se i di edhe arsyet se pse kryeministri Hashim Thaçi është përpjekur që me çdo kusht, pikërisht atë natë, ta fusë në votim rezolutën për njohjen e marrëveshjes. Kjo, sipas tij, është bërë me qëllim për t’i kënaqur apetitet e Beogradit. /Telegrafi/