Iniciatorja për ndryshimin e Ligjit për Familjen, Luljeta Aliu, sot u takua ish-Eurodeputeten Doris Pack, në ditën e dytë të “Javës së Gruas”, me të cilën diskutoi për rëndësinë e barazisë gjinore dhe rrethanat aktuale në Kosovë.
Ato diskutuan në lidhje me nismën e Aliut për ndryshimin dhe qartësimin e Ligjit për Familjen në mënyrë që gratë të kenë trajtim të barabartë në rastet e shkurorëzimeve.
Gjithashtu, eurodeputetja Doris Pack e përshëndeti këtë nismë dhe e vlerësoi si shumë të
rëndësishme si pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe në përgjithësi e domosdoshme për hir të ndërtimit të një shoqërie të barabartë në Kosovë.
Ndryshe, “Java e Gruas” është një ngjarje vjetore në nivel kombëtar që filloi në vitin 2012 si pilot projekt i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetje të USAID-it. /Telegrafi/