Site icon Telegrafi

Aliu: Rruga Prishtinë-Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve.

Megjithatë ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se kjo rrugë nuk është projektuar si duhet dhe shpronësimet nuk janë bërë si duhet.

“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet. Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rreth-rrotullimit dhe eliminimit të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version