Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se puna në rrugën Prishtinë – Podujevë nuk ndalet, dhe se progresi është i dukshëm.
Ai ka pohuar se ku projekt është shumë i rëndësishëm.
“Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur”, ka shkruar ministri në Facebook.
Punimet në këtë rrugë kanë nisur para disa javësh./Telegrafi/