Telegrafi

Aliu, PSD-së: Po shikoni se kujt do t’i shiteni për koalicion parazgjedhor

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu përmes një postimi në Faecbook, ka shkruar se ata që janë larguar nga VV-ja po vajtojnë për planin që u ka dështuar.

Sipas Aliut, PSD-ja është duke shikuar se kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor.

Postimi i plotë i Aliut:

Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë, “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu. Këtë vit nga VV kanë dalur rreth 40 anëtarë të vjetër (me ndonjë përjashtim prej vullnetari, të gjithë këta paguheshin me rroga), mirëpo kanë ardhur mbi 4.300 anëtarë të rinj dhe sot VV i ka mbi 35 mijë anëtarë gjithsejt. Ashtu siç pak kujt ia ka marrë mendja, dalja e atyre që shkuan ishte me bereqet për neve.