Site icon Telegrafi

Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë

Foto: Arkiv

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se janë duke planifikuar një formë të re transporti që ka synim lidhjen e Prishtinës me Fushë Kosovën.

Ai tha se do bëhet një lloj treni i shpejt si tramvaj.

“Jemi në diskutim për një transport të ri që ka të bëjë më shumë me transportin e udhëtarëve, nga Prishtina deri në Fushë Kosovë, të bëhet një tren i shpejt që do e shkarkonte trafikun, si lloj tramvaj. Për këtë jemi duke folur edhe me BE-në”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, diskutimi për specifika të këtij projekti mund të nis prej këtij viti, kurse aktualisht janë vetëm në fazë të inicimit.

Aliu nuk e përjashtoi mundësinë që pasi një studimi të fizibilitetit dhe një financimi ky lloj transporti të zgjatej deri në aeroport./Kallxo/

 

 

 

Exit mobile version