Site icon Telegrafi

Aliu: PDSH mund t’i lëshojë bisedimet (Video)

Gazmend Aliu nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend, në ”Click Plus” paralajmëroi se partia e tij mund të lëshojë bisedimet nëse tentohet që të fshihen nga lista e votuesve kurbetçinjtë shqiptar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha që në asnjë mënyrë PDSH nuk do të pajtohet që këta votues të fshihen. Sipas tij, të gjitha problemet kanë filluar për shkak të legjimitetit të rrejshëm, që buron nga zgjedhjet jo të lira dhe jo demokratike.

U përgjigj edhe anëtari i BDI-së, Nevzat Bejta. Ai tha se nëse PDSH dëshiron që të lëshojë bisedimet, mund ta bëj atë, por duhet të argumentojë një hap të tillë. Bejta siguroi që asnjë kurbetçar nuk do të fshihet./Telegrafi/

Exit mobile version