Telegrafi

Aliu pas vdekjes së 20 vjeçares që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj: Sot jemi të gjithë të lënduar

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes Haxhidema pas vdekjes së vajzës së tyre Fatimes, e cila kishte marrë lëndime nga shpërthimi i bombolës së gazit në një nga restuarantet në Ferizaj.

Aliu në telegramin e ngushëllimit shkruan se “Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar”.

Lexo po ashtu Vdes 20 vjeçarja e lënduar në shpërthimin e Ferizajt

Postimi i tij i plotë:

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.
Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.
Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës. /Telegrafi/