Pasi që ka bindur gjermanët gjatë dy provave të kaluara, Aliut do t’i ofrohet një parakontratë, pasi që nuk ka të drejtë të nënshkruaj kontratë profesionale pa i mbushur 18 vjet.
E shkuarjen në Gjermani e konfirmoi edhe vetë mesfushori, duke thënë që nuk e dinë datën e saktë. “Me shumë gjasë gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtoj përsëri drejt Gjermanisë. Nuk e di saktësisht datën sepse për këto gjëra është i angazhuar posaçërisht presidenti Remzi Ejupi, falë të cilit jam pranë Dortmundit”, tha Aliu për Arena.
Mësohet që ai pasi të nënshkruaj parakontratën, do t’i bashkohet skuadrës së grupmoshës nën 19 vjet të Dortmundit ose do të luajë për rezervat e gjigantit gjerman. Të kujtojmë që në provat e para të Aliut te Dortmund, bashkë me të ishin edhe dy futbollistët tjerë të Prishtinës, Enis Gavazaj e Liridon Latifi. /Tribuna/Telegrafi/