Telegrafi

Aliu ngushëllon familjen e Valentina Ibrahimit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka ngushëlluar familjen e Valentina Ibrahimit, pas vdekjes së saj.

Aliu në telegramin e ngushëllimit ka shkruar se sonte qiellit iu bashkua një yll, transmeton Telegrafi.

“Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj. Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin”, thuhet në telegram.

Tutje Aliu ka shkruar ” ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj”.

Lexo po ashtu Ndërron jetë Valentina Ibrahimi - ishte diagnostikuar me leukemi akute

Valentina Ibrahimi ka ndërruar jetë ditën e sotme ajo ishte  diagnostikuar me sëmundjen e leukemisë akute. /Telegrafi/