Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se të mërkurën mbrëma reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Lumi “Neredime” të dalë nga shtrati dhe për pasojë të vërshohen disa zona të kësaj komune.
Ai ka bërë të ditur se zonat e prekura janë disa nga fshatrat e Grykës së Neredimes dhe një pjesë e fshatrave Slivovë, Koshare e Dremjak.
“Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili si dhe ekipet emergjente dolëm në vizitë, për të ofruar gjithë kapacitetin tonë organizativ emergjent në mbrojtje të jetës e pasurisë së qytetarëve”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ditëve të fundit janë paraqitur reshje të shumta shiu nëpër disa pjesë të vendit, të përcjella me shkarkime rrufesh.
E në Pejë si pasojë e vërshimeve ditë më parë kanë humbur jetën dy persona. /Telegrafi/