Site icon Telegrafi

Aliu: Lajm i keq për Ferizajn, sot humbi jetën pacienti i prekur me COVID-19 nga fshati Neredime

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se personi i cili ka ndërruar jetë nga coronavirusi është i moshës 70-vjeçare nga fshati Neredime.

Aliu ka pohuar se “tash kur virusi ka shënuar viktimën e dytë në Ferizaj është koha e fundit për bashkëqytetarët të shohin fuqinë e këtij virusi si shpërndarje e fatalitetit”, transmeton Telegrafi.

“Lajm i keq për gjithë Ferizajn, sot kur humbi jetën pacienti S.M i moshës 70 vjeçare nga Neredimja, i infektuar me COVID-19. Ngushëllime familjes e gjithë të njohurve! Tash kur virusi shënoi viktimën e dytë në Ferizaj, është koha e fundit për bashkëqytetarët të shohin fuqinë e këtij virusi si shpërndarje e fatalitet”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Lexo po ashtu Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

Ndryshe deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 449 raste pozitive me coronavirus, 79 prej tyre janë shëruar kurse 12 kanë humbur jetën./Telegrafi/

Exit mobile version