Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu nga radhët e Aleancës për Shqiptarët thotë se si subjekt politik aspak nuk janë penduar që janë bërë pjesë e Qeverisë.
Në “ClickPlus” ai tha se bërja pjesë e Qeverisë në vitin e fundit të mandatit, ka kërkuar punë më shumë.
“Pishman jo, vetëm se është dashur të punohet më shumë se sa të kishim një mandat 4-vjeçar”, tha Aliu.
Sfidë të veçantë në punën e tij, e konsideron digjitalizimin e institucioneve dhe shërbimeve administrative.
Aliu thotë se edhe pse në përgjithësi duket se jemi shtet më i digjitalizuar, për Kosovën thotë se ka shërbime më të mëdha për qytetarët.
“Jemi shteti që është më pak i digjitalizuar. Ja ta marrim Kosovën, është më e digjitalizuar se ne. Në fund të ditës, qytetari nuk ka shërbime të digjitalizuar në Maqedoni”, tha Aliu.