Site icon Telegrafi

Aliu i bindur se “Hidrodrini” nuk ka leje ujore

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI) Liburn Aliu vazhdon të insistoj që ujësjellësi “Hidrodrini” nuk ka leje ujore, madje dokumentin që e shpalosi në seancën e së hënës deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se do e dërgoj në prokurori.

Për çka ministri Aliu tha se ky vendim ka disa kushte që është përcaktuar të plotësohen brenda 60 ditëve dhe kjo nuk ka ndodhur.

“Kjo këtu që ma keni dhënë mua është leje ujore me kushte dhe kushtet janë të specifikuara dhe të lëshuara në vitin 2011. Tash këtu shkruan qartë se këto kushte duhet të plotësohen brenda 60 ditëve dhe plotësimin i këtyre kushteve nënkupton fuqizimin e këtyre lejeve ujore. Nëse të jepet një leje ujore ose një leje edhe ndërtimore e që duhet të shikohet ligjërisht, pra në këtë rast këtu e kemi sekretarin permanent të kohës, Arben Çitaku dhe kemi aplikues si duket komunën e Deçanit lëshim i lejes ujore. Duhet të shihet se si lëshohet ajo leje me kushte dhe jepet afati prej 60 ditë, gjë që nuk janë plotësuar, mendoj se shumë është dokument i rëndësishëm ky që ma keni dhënë dhe mendoj që kjo duhet t’iu shkoj atyre hetuesve që janë duke u marr me rastin e ujit në Deçan”, tha ajo.

Pas kësaj reagoi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj beson se komuna e Deçanit i ka plotësuar kushtet e parapara në atë leje ujore të dhënë për “Hidrodrinin”.

“Ju keni deklaruar se nuk ka leje kjo është një leje dhe ti nuk më sjellje se a janë plotësuar kushtet apo nuk janë plotësuar. Unë mendoj që komuna e Deçanit i ka plotësuar kushtet edhe për ata ka vazhduar, por nuk duhet gjykuar dhe me thënë se po ndodhin helmime për shkak se nuk ka leje. omuna e Deçanit I ka plotësuar kushtet helmimi ka ndodhur pajtona me atë dërgoje në prokurori dhe gjyqësi sepse shumë mirë e luani rolin edhe të avokatit dhe gjykatësit, prokurorë dhe gjyqtar sepse më së miri po dini këtë punë me e bë“, tha Kadrijaj.

Më pas ministri Aliu tha se derisa kushtet nuk janë plotësuar brenda 60 ditëve kjo tregon se ky rrjet i ujësjellësit nuk ka leje ujore.

“Plotësimi i kushteve brenda 60 ditëve nënkupton validitetin e asaj leje ujore, mos plotësimi I kushteve brenda afatit 60 ditësh nënkupton se nuk ka leje ujore shumë thjesht, prandaj deri tani isha duke diskutuar me zyrtarët e dërguam dhe shqyrtuam këtë rast absolutisht nuk ka dokument tjetër deri tani ky është dokumenti që tregon se nuk ka pasur procedim normal të mëtejshëm janë mjaftuar komuna për t’i vazhduar punët atje pa e plotësuar kriteret që parashihen me vetë këtë dokument”, tha ai. /KP/

Exit mobile version