Telegrafi

Aliti transferohet në Suedi, pritet zyrtarizimi i mbrojtësit te Kalmari

Qendërmbrojtësi Fidan Aliti është i larguara i radhës nga Skënderbeut.

Reprezentuesi i Kosovës, i ka dhënë fund aventurës së tij me kampionët e shumëfishtë të Shqipërisë.

Aliti do ta vazhdoj karrierën e tij në shtetin e Suedisë, ku do të nënshkruajë me Kalmarin.

Mbrojtësi nga Presheva, do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Kalmarin, ndërsa 25% e kartonit do t’i takojë Skënderbeut.

Nga shitja e Alitit, Skënderbeu do të fitojë 150 mijë euro.

25-vjeçari iu bashkua Skënderbeut dy vite më parë nga skuadra kroate Slaven Belupo.

Për Alitin interesim kishin shprehur edhe dy skuadrat tjera suedeze Malmo dhe Norkoping, por në fund lojtari zgjodhi Kalmarin.

Aliti ka shkëlqyer në dy vitet e fundit si me Skënderbeun ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/