Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) Faton Aliti i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm dhe një anëtarë i Kryesisë qendrore, sot në Strugë realizoi takim me kryetarin e LR-PDSH-së, Zijadin Sela, transmeton Telegrafi Maqedoni,
Siatuata aktuale politike në vend ishte tema kryesore e diskutimit dhe tema të ndryshme të mënyrave dhe mundësive për bashkëpunim. Nga të dy liderët u vlerësua se është e nevojshme që të zgjerohet bashkëpunimi me të gjitha partitë tjera opozitare shqiptare, duke reflektuar me pozitivitet për nevojën jetike të sjelljes së ndryshimeve në këtë shoqëri. /Telegrafi/