Telegrafi

Aliti pas ndeshjes me Anglinë: Kemi kualitet, mund ta bëjmë ëndrrën realitet

Fidan Aliti

Fidan Aliti ka folur pas humbjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Dardanët u mposhtën me rezultat 5-3 nga Tre Luanët në një ndeshje plot emocion, aksion dhe gola.

Megjithatë, kjo humbje nuk zbeh gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Southgate: Kosova mund të shkojë në Euro 2020, duhet të jeni krenarë me ekipin

Sipas mbrojtësi Aliti, Kosova ka kualitetet e nevojshme dhe mund ta bëjë ëndrrën realitet.

“Na besojmë dhe i kemi kualitetet që t’i bëjmë ëndrrat realitet”, ka thënë fillimisht Aliti, kur u pyet nëse mund të arrihet kualifikimi në Euro 2020.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Angli 5-3 Kosovë: Berisha dhe Muriqi më të mirët, mbrojtja nuk ishte në ditën e vet

“Ka qenë një eksperiencë e mirë, sepse nuk na ka ra kurrë me lu me ekipe si Anglia”.

“Në pjesën e parë kemi qenë naiv dhe kemi luajtur hapur”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/