Nënkryetari i parlamentit dhe deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti ka deklaruar se qëndrimi i kësaj partie që të merret parasysh edhe opozita për ndryshimin e Ligjit të procedurës penale, nuk do të thotë se ka ndikuar reagimi i ambasadës amerikane, tramsneton Telegrafi Maqedoni.
Ai mendon se 15 ditë nuk mjaftojnë që pala mbrojtëse të ankimojë ndaj akuzës, prandaj BDI nuk do ta mbështesë propozimin nëse opozita nuk do të jetë gjithashtë pro këtij propozimi.
Ndryshe, ambasada amerikane reagoi ndaj propozimeve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për ndryshime në Ligjin për procedurë penale, duke thënë se janë të befasuar me këto hapa të shpejtë./Telegrafi/