Mbrojtësi i Kosovës, Fidal Aliti, ka folur pas ndeshjes, duke thënë që rezultati është më i thellë se sa që është dashur të jetë.
Ai shtoi se lodhja nga ndeshja e kaluar u pa në fund të ndeshjes me Anglinë.
“Rezultati është i larë nëse e shohim ndeshjen. Nuk ka qenë loja për 4-0. Çdo gjysmë gabimi i jonë ka qenë gol. Në katër raste shënuan katër herë”.
“Jo vetëm mbrojtja e atyre është e fortë. Ekipi shumë kompakt. Edhe në mbrojtje ishin të gjithë të rreshtuar si e humbnin, pa hapësira dhe vështirë të krijonim raste”.
“Kjo ndeshja e fundi ka qenë pozitive. Sot kemi luajtur siç dimë, jo si luajtëm kundër Çekisë”.
“Në fund lodhja e bëri punën e vet. Kur e sheh bankën e tyre, del Sterling hyn Rashofd”, ka thënë Aliti. /Telegrafi/