Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se është i mërzitur pas humbjes me Çekinë (2-1).
Ai tha se kjo duhet të harrohet dhe të mendohet për Ligën e Kombeve në mars.
“Jo nuk besoj që ka pas presion. Përkrahja ka qenë fenomenale. Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët që ishin në stadium dhe hotel. Por edhe ata në shtëpi. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë”.
“Unë besoj që djemtë e kanë dhanë 100 për qind. Duhet të flasim drejt. Çekia ka luajtur më mirë se na. Kanë pas kualitet, ata kanë luajtur fenomenal. Ne nuk e luajtëm futbollin tonë”.
“aro na ka shpëtuar me dy, tre raste. Nuk dua ta komentoj ata aksion të golit. Fund e humbëm ndeshjen dhe jam i mërzitur”.
“Sot është ditë që duhet të jemi të mërzitur. Deri nesër do të jemi të mërzitur, por nga nesër mendojmë për finalet e radhës që i kemi në mars”, ka thënë Aliti. /Telegrafi/