Ka reaguar edhe deputeti i BDI-së Rafiz Aliti i cili i quan si të pavërteta konstatimet e gazetës Dnevnik në lidhje me konfliktet e tij me BDI-në, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Fillimisht desha të përgjigjem disa portaleve dhe akuzave nga disa “X” persona që vazhdimisht thriren si funksionarë apo ku ta di unë që fshihen mbas disa portaleve duke u marrë me emrin tim dhe qendrimet e mia në lidhje me Kodin Zgjedhor në pjesën e pastrimit të listës zgjedhore. Është mirë nëse këto “X” persona që fshihen pas disa portaleve të dalin me emër dhe mbiemër dhe nëse kanë “ndonjë qëndrim” të tyre fundi fundit le ta thonë. Qëndroj pas asaj që vazhdimisht e kam përsëritur dhe e thashë në Kuvend se ata që miratuan këtë ligjë shkelin të drejtat elementare të qytetarëve dhe do të turpërohen para votuesve dhe qytetarëve që përfaqësojnë.
Gjithë e dimë se marrëveshja është arritur mes katër partive politike dhe jo mes SHBA-s dhe BE-së dhe roli i tyre është për të ndihmuar këtë proces dhe sigurisht se pastrimin e listës zgjedhore nuk na solli as Nulland as Hajndëll por ajo ishte pjesë e marrëveshjes e arritur mes katër partite politike dhe gjithsesi faktori ndërkombëtar do ta përshëndet. Kjo ishte marrëveshje politike e arritur mes katër partive politike e pakushtëzuar, por vetëm e ndihmuar nga faktori ndërkombëtar, dhe qëndrimi dhe vula për fshirjen e këtyre shumicë shqiptare le ta mbajnë mbi supe ato që dhanë Aminin për këtë drejtë që i garanton kushteta për çdo qytetarë të R.M-së. Asnjëherë nuk jam fshehur pas portaleve apo mediave por qëndrimet e mia gjithmonë kanë qenë publike dhe ashtu do të jenë. Nëse e llogarit dikush marketing personal që të mbroj të fshihen shqipëtarët nga e drejta elementare e tyre atëher këto kritika nuk mbajnë. Gjithmonë jamë angazhuar për një BDI me dinjitet, mbi të gjitha mos të shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe interesat kombëtare gjithmonë kanë qenë mbi ato partiake. Marëdheniet e mia me komandantin Ali Ahmetin nuk datojnë nga 2008 apo 2011 por ato janë shumë më të hershme.” thotë Aliti./Telegrafi/