Fidan Aliti ka debutuar me skuadrën e tij të re Kalmar.
Në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës ruse Arsenal Tula, mbrojtësi i Kosovës ka qenë titullar për Kalmarin nga minuta e parë.
Jo vetëm që debutoi duke zhvilluar një ndeshje të mirë në fazën defensive, por Aliti në fund gjeti edhe golin.
Skuadra ruse kaloi e para në epërsi në minutën e 30-të, dhe këtë epërsi e mbajti deri në minutat e fundit të ndeshjes.
Höjdpunkter från dagens match mot Arsenal Tula. pic.twitter.com/gPyAq0dZbw
— Kalmar FF (@KalmarFF) February 8, 2019
Por në minutën e 83-të,pas një harkimi nga këndi më së miri u gjend Aliti i cili shënoi me kokë për 1-1.
Ky ishte një debutim i suksesshëm i reprezentuesit të Kosovës me ekipin suedez.
Kujtojmë që Aliti vetëm pak ditë më parë iu bashkua Kalmarit nga skuadra shqiptare Skënderbeu. /Telegrafi/