Telegrafi

Aliti: Besoj te ekipi edhe pse është ndeshje e vështirë

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur në konferencë para ndeshjes me Çekinë, duke thënë se si grup janë shumë të motivuar për këtë ndeshje.

Ai shtoi se ndeshja ndaj Çekisë është shumë e rëndësishme, sikurse finale.

“Një ndeshje e rëndësishme, atë e dimë edhe ne. Ne e shohim si finale, ndeshja e radhës është si finale për neve. Besoj te ekipi dhe nëse luajmë siç luajmë, gjithmonë dalim fitues”.

“Ne i dimë kualitet se çfarë i ka Çekia, pasi e kemi parë edhe kur luajtëm këtu. Atje është edhe më e vështirë se luajmë jashtë, ndërsa ata në shtëpi. Nëse e mbajmë grupin e bashkuar ia arrijmë”.

Lojtarët çekë kanë thënë se do të jenë ata që do të shkojnë në Evropian, por Aliti thotë se kjo është dëshirë edhe e Kosovës.

“Besoj që secili lojtar thotë që e meriton, edhen e themi që Kosova e meritojmë, jo vetëm ne lojtarët, por populli, ky shtet e meriton të jetë në Evropian”, ka thënë Aliti. /Telegrafi/