Skënderbeu nuk ka shumë alternativa për mbrojtjes, ndaj ishte hedhur në kërkim të një tjetër mbrojtësi.
Ndërkohë që edhe Afrim Taku që do të jetë sërish pjesë e korçarëve llogaritet si alternativë për repartin defensivë, pasi më parë ka provuar të luajë në të djathtë të prapavijës, por edhe në qendër.
Nën urdhrat e Dajës janë Osmani, Radas, Vangjeli, Jashanica, Mici, Abazi dhe Lulaj, ndërkohë që tashmë vjen edhe një tjetër futbollist, pasi sipas “Panorama Sport” ka nënshkruar me Skënderbeun edhe Fidan Aliti.
23-vjeçari vjen nga Slaven Belupo ku vjet është aktivizuar në 22 ndeshje.
Përfaqësuesi i Kosovës, Fidan Aliti luan në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e majtë.
Më parë ai ka luajtur në Superligën e Zvicrës me Luzernin, ndërkohë që më pas ka kaluar në Moldavi te Sherifi i Tiraspolit. /Telegrafi/