Ish-deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti për “ClickPlus” tha se Ali Ahmeti nuk lëshon pe asnjëherë përpara ultimatumeve.
Ai tha se është i bindur se Ahmeti edhe këtë radhë do të gjejë një rrugëzgjidhje, siç ka vepruar edhe në të kaluarën.
“Sa e njoh unë Ali Ahmetin dhe “grupin e zjarrit”, Ahmeti asnjëherë nuk ka lëshuar pe. Nuk ka lëshuar pe para ultimatumeve, por ka hapur debate. Kemi debatuar dhe më herët kur është marrë një vendim i përbashkët dhe pas i kemi qëndruar.
Meritat i takojnë liderit, Ali Ahmeti për fitoret në këto 20-vjet. Nuk besoj se “grupi e zjarrit” do ta largojë nga skena politike. Gjithmonë kemi zgjidhja nga këto marrëveshje”, tha Aliti.