Telegrafi

Alitalia largon nga puna 700 veta

Përfaqësuesi i sindikatës së punëtorëve, Francesco Alfonsi, tha se punëtorët janë të kënaqur me këtë marrëveshje, e cila krijon balansin ndërmjet obligimit që të mbahen sa më shumë punëtorë deh domosdoshmërinë për efikasitet deh zvogëlim të shpenzimeve.
Ministri italian i punës Maurizio Sacconi, thekoi se shteti është i gatshëm për të ofruar një pako për përkrahje financiare për të gjithë ata që në mënyrë vullnetare shkojnë nga
kompania.

Pasi që Alitalia mezi kishte shpëtuar nga bankrotimi, në vitin 2009 atë e kishte marrë një grup i liderëve afarist italian. Atëherë kishte ndodhur integrimi transportuesin e dytë për nga madhësia , kompaninë Air Uan, kurse Air France-KLM kishte 25 për qind të aksioneve. Në këtë proces, i quajtur i stabilizimit, vendet e punës i kishin humbur 3.000 punëtorë, përkundër grevave dhe bllokimit të disa fluturimeve.

Alitalia javën e kaluar ka njoftuar se vjet ka përgjysmuar humbjet, apo ka pasur vetëm 168 milionë euro, kurse sivjet pret bilanc pozitiv. /Telegrafi/