Telegrafi

Alitalia drejt falimentimit

Tërheqja mund ta çojë Alitalian drejt falimentimit. Investitorët u tërhoqën pasi sindikata nuk pranoi ofertën, nga e cila do të kishte çuar në pakësimin e mijëra vendeve të punës.

Ministri italian i punës i kishte paralajmëruar sindikatat se Alitalia është në gjendje të rëndë.

Kryeministri Silvio Berluskoni e cilësoi gjendjen dramatike dhe tha se kjo kompani ajrore mund të jetë në prag të humnerës.

Ai e kishte bërë përparësi kursimin e Ilitalias, madje paralajmëroi se në se Alitalia falimenton 20 mijë vetë do të humbasin vendet e punës.

4 prej 9 sindikatave që përfaqësojnë punonjësit e Alitalias e kishin miratuar planin për blerjen e kompanisë, por pilotët dhe stjuardesat e kishin kundërshtuar atë. /WOA/