Telegrafi

Alitalia, anulohen 40 fluturime

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i kompanisë.

Pavarësisht paralajmërimeve se kompania është në një kolaps dhe se nuk është në gjendje të blejë as karburant për ti mbajtur aeroplanët në ajër. anulimet nuk kanë ardhur nga mungesa e furnizimit me karburant.

Gjate ditës janë parashikuar edhe greva të tjera në sektorin e transportit ajror, të programuara me kohë dhe që nuk kane lidhje me problemet e fundit të Alitalias.

Po këto greva mund të shkaktojnë probleme në veprimet e të gjitha kompanive ajrore.