Brazili kaloi në finale të Kupës së Amerikës në mbrëmjen e kaluar, fal fitores 2-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale.
The Selecao ishte thjeshtë shumë të fortë për skuadrën e udhëhequr nga Lionel Messi, për t’i eliminuar kështu nga gara më e madhe në Amerikën Latine.
Alisson Becker tregoi mbrëmë se ka mësuar nga gabimi që i ndodhi më 1 maj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjatë përballjes së parë në mes të Barcelonës dhe Liverpoolit.
— The Redmen TV (@TheRedmenTV) July 3, 2019
Ylli argjentinas i kishte shënuar një super-gol portieri brazilian në garën më të madhe për klube në Evropë, mirëpo mbrëmë ishte tjetër skenar.
Gardiani i Liverpoolit ishte në një situatë pothuajse të njëjtë me atë nga Liga e kampionëve, por që mbrëmë e priti me lehtësi gjuajtjen e Messit.
Alisson ka kaluar nëntë ndeshje pa pësuar gol, tri përballje me The Reds dhe gjashtë me kombëtaren e Brazilit. /Telegrafi/