Telegrafi

Alisson tregon se është i zoti me këmbë po aq sa me duar, dhuron spektakël me topin në stërvitje

Foto: Getty Images

Jemi shumë afër fillimit të Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’ dhe përfaqësueset tashmë janë mbledhur për stërvitjet finale.

Në mesin e tyre është edhe Brazili, që është një nga favoritët.

Një nga lojtarët më të përfolur në grupin brazilian është Alisson Becker, i cili po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.

Alisson gjatë ndeshjes mes Romës dhe Napolit në Olimpico (Foto: Getty Images)

Por, këtë herë portieri i Romës u bë lajm në media dhe u përfol në rrjete sociale pasi u incizua duke kontrolluar topin me këmbë në mënyrë fantastike.

Alisson pas paraqitjeve fantastike në sezonin 2017/18 është duke u kërkuar nga shumë skuadra, edhe pse çmimi i tij i vendosur nga Giallorossët është rreth 80 milionë euro.

Skuadra më serioze për siguruar shërbimet e tij ka qenë Liverpooli.

25-vjeçari te Roma u transferua nga Internacional në vitin 2016. /Telegrafi/