Telegrafi

Alisson: Gjysmën e shumës që Liverpooli pagoi për mua e arsyetova me një pritje kundër Napolit

Liverpooli dhe Tottenham do të luajnë gjatë mbrëmjes së nesërme në finalen e Ligë së Kampionëve.

Ekipi i Kloppit është ë favorit i madh në finalen e dytë radhazi, ku rol të madh ka braziliani, Alisson Becker.

Liverpool ishte në grup me PSG-në, Napolin dhe Crvena Zvezdën dhe për kalimin në fazën e pas grupeve është dashur të lufton deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit.

Alisson (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

The Reds kishin nevojë për një fitore kundër Napolit në mënyrë që të kalojnë në raundin e ardhshëm, dhe një hap drejt saj bëri goli i minutës së 34-ë i Mohamed Salah.

Por, pritja që bëri më vonë gardiani, kur ndali një gjuajtje të sulmuesit të napolitanëve, Arkadiusz Milik, Alisson thotë se e arsyetoi gjysmën e shumës së parave që kanë ndarë anglezët.

“Gjysma e shumës që Liverpooli pagoi për mua e arsyetova me një pritje kundër Napolit. Klopp kurrë nuk kërkoi ndonjë gjë të veçantë nga unë, por të vazhdojë të mbrojë si te romakët”, tha Alisson në një intervistë për “Independent”.

Ndryshe, portieri i shkëlqyer arriti verën e kaluar nga Roma për 62 milionë euro pa ndonjë bonus dhe në sezonin e parë tregoi se transferimi i tij ishte i qëlluar. /Telegrafi/