Telegrafi

Alisson fiton çmimin e portierit të vitit nga IFFHS

Alisson Becker e ka fituar çmimin e portierit të vitit nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll.

Që nga viti 1987 asnjë portieri amerikano-jugor nuk kishte arritur ta fitonte këtë çmim dhe për herë të fundit në duar e kishte Jose Luis Chilavert që e fitoi tri herë radhazi.

Portieri Brazil ka qenë fantastik në edicionin e kaluar, ku arriti me Liverpoolin ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe përfundoi në pozitën e dytë në Ligën Premier.

Në anën tjetër, Alisson arriti  po ashtu të triumfonte edhe në Kupën e Amerikës me Brazilin, duke bërë kështu që ta merrte trofeun e madh në duar.

Allison ka fituar garën me Marc Andre Ter Stegen të Barcelonës dhe Jan Oblak të Atletico Madrid i cili qëndron në 3-shen më të mirë të IFFHS prej 3 vitesh. /Telegrafi/