Telegrafi

Alisson e do vetëm Real Madridin

ROME, ITALY - APRIL 10: Alisson Becker of AS Roma during the UEFA Champions League Quarter Final second leg between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Nëse Alisson Becker largohet nga Roma, sipas Marcas, ai do të kalojë vetëm te Real Madridi, para se të zgjedh mes Liverpoolit apo Chelseat.

Portieri ishte në formë të jashtëzakonshme këtë vit si në Serie A, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, duke i ndihmuar Giallorossi për të kaluar në gjysmëfinale të garës më të madhe në Evropë.

Romakët janë të përgatitur për ta shitur për 90 milionë euro dhe se ky çmim mund të shkojë edhe më lart në qoftë se ai paraqitet mirë në Kampionatin Botëror me Brazilin.

Alisson i Romës . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle Marca, Alisson e ka vendosur me zemrën e tij që të kalojë në Real Madrid.

Reali kërkon portier edhe pse Keylor Navas është treguar i jashtëzakonshëm.

Alisson me Brazilin . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Liverpooli vazhdon të kërkojë një portier, Alisson mbetet në listë kryesori, pasi Loris Karius nuk shihet më si i denjë për Ligën e Kampionëve.

Chelsea gjithashtu është i interesuar nëse Thibaut Courtois kërkon një transferim, por Paris Saint-Germain duket se ka rënë dakord me Gianluigi Buffonin. /Telegrafi/