Site icon Telegrafi

Alisson dhe Roma në bisedime për kontratë të re, i vetmi problem rroga e lojtarit

Allison Becker gjatë ndeshjes mes FK Austria Wien dhe Romës në Olimpico Stadium (Foto: Getty Images)

Raportohet se Alisson Becker i ka kërkuar Romës më shumë se 3.5 milionë euro në vit për të nënshkruar kontratë të re.

Braziliani është një nga më të kërkuarit në Evropë pasi arriti të bëjë paraqitje të mira në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas Rai Sport, negociatat për një rinovim po ecin mirë drejt një marrëveshje që lojtari të nënshkruajë kontratë të re deri qershor të 2021.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i LK-së me lojtarët e kualifikuar në çerekfinale, dominojnë ata të Barçës

E vetmja pikë që palët vazhdojnë të bisedojnë është rroga e lojtarit.

Alisson aktualisht fiton 1.5 milionë euro për vit dhe oferta e Romës në tavolinë është 3.5-4 milionë euro.

Alisson gjatë ndeshjes mes Romës dhe Chelseat në Olimpico (Foto: Getty Images)

Por, lojtari dhe përfaqësuesit e tij dëshirojnë pesë milionë euro që Alisson të qëndrojë në Stadio Olimpico.

Skuadra që ka shfaqur më së shumti interesim për portierin romak është Liverpoolit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=oun_H_4BPmc

Exit mobile version