Telegrafi

Alisson bën gabim trashanik duke shkaktuar pastaj penallti, por Liverpooli kthehet dhe fiton

Liverpooli po e zhvillon edhe miqësoren e gjashtë duke u përballur me Lyonin, ku Alisson bëri një gabim trashanik.

Portieri brazilian gaboi në pranim të topit, ku Moussa Dembele, përfitoi duke e marr topin dhe duke fituar penallti.

Memphis Depay shënoi nga pika e bardhë, për ta kaluar në epërsi Lyonin në 1-0.

Njëjtë kishte ndodhur këtë sezon edhe me Simon Mignolet, ndaj Sporting Lisbon ku shënoi Bruno Fernandes.

Roberto Firmino barazoi menjëherë rezultatin, ndërsa një autogol i kaloi në epërsi në pjesën e parë Liverpoolin.

Në pjesën e dytë shënoi Wilson për 3-1.

Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja, duke bërë që Liverpooli të kthehet te fitorja.

Ndeshja po vazhdon, ndërsa Xherdan Shaqiri, luajti për 31 minuta, pasi vetëm sa është bashkuar me ekipin. /Telegrafi/