Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka shpallur lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve.
Kanë qenë 32 trajnerët e skuadrave pjesëmarrësenë Ligën e Kampionëve që kanë votuar për këta futbollistë, si dhe gazetarë nga shtete të ndryshme të Evropës.
Brilliant, @Alissonbecker ? #UCLdraw pic.twitter.com/RbAPEouu2e
— Liverpool FC (@LFC) August 29, 2019
Portieri më i mirë i edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve është shpallur portieri brazilian Alisson Becker.
Alisson pati paraqitje të jashtëzakonshme me Liverpoolin dhe ishte ndër më meritorët që The Reds triumfuan për herë të gjashtë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/