Gjykata Themelore e Kumanovës dënoi me vetëm gjashtë vite burg vrasësin e 4 vjeçarit Almir Aliu. Babai i Almirit, Sedat Aliu u dënua me gjashtë muaj burg ndërsa dy të afërmit e Sedat Aliut, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu me nga nëntë muaj burg me kusht.
Gjykatësja u arsyetua se i kanë marrë parasysh të gjithë provat dhe rrethanat por për dënimin e Boban Iliqit nuk dha shumë arsye, vetëm tha se do t’i prononcohet opinionit me shkrim.
Ndërsa avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se ky është një rast i montuar në të cilin drejtësia nuk ka shkuar në vend.
“Unë do ta komentoja si një nga rastet e montuara, e cila me vendimin e sotëm të theksuar nga Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore të Kumanovës, mund të konkludohet se edhe një rast mund të quhet i montuar. Sepse, vërtetë është e turpshme për dënim me 6 vjet për një vepër të tillë serioze. Vërtetë ne besuam që gjykata do të theksojë dënim shumë më të madh në pajtueshmëri me ligjin për vepër penale, por për arsye të pakuptueshme, Gjykata theksoi dënim me burg 6 vjeçar”, tha Alispahiq.