Site icon Telegrafi

Alispahiq: Në rastin e Almir Aliut, gjykata nuk veproi drejtë (Video)

Avokati i familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq, deklaroi për gazetarët se presin që gjykata të caktojë një dënim për Boban Iliqin, tashmë të liruar nga paraburgimi.

Sipas tij, në këtë lëndë nuk kishte procedim të drejtë nga ana e Gjykatës.

“Gjithsesi ia lëmë organeve që pas shfuqizimit të paraburgimit për Boban Iliqin, të vendosin se çfarë dënimi do t’i shqiptojnë.

Unë besoj dhe jam legalist për procedim të drejtë të lëndëve në procese, por në këtë situatë një gjë e tillë nuk ndodhi”, deklaroi avokati Asmir Alispahiq./Telegrafi/

Lexo po ashtu Boban Iliq iu tregon gishtin e mesit familjarëve të Almir Aliut (Video)

Exit mobile version