Sulmuesi shqiptar, Ezgjan Alioski, është duke kryer testet mjekësore te Leeds United në Championshipin anglez.
Sipas asaj që ka raportuar televizioni anglez SkySports, 25-vjeçari që luan për Maqedoninë ka qenë në radar të Leedsit që nga fillimi i afatit kalimtar të transfereve.
Leedsi thuhet se ka arritur marrëveshjen me Luganon, ndërsa futbollisti tani pritet vetëm të kompletojë kalimin.
Alioski është kërkuar edhe nga Atalanta e Baseli.
Besohet se Leeds do të paguajë rreth shtatë milionë euro për transferimin e shqiptarit. /Telegrafi/